Digjet makina ‘Range Rover’ në orët e para të mëngjesit, pronari i saj jeton në Amerikë

Në orët e para të mëngjesit, një mjet tip ‘Range Rover’ në pronësi të emigrantit që jeton në SHBA, është djegur në Shkodër.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të djegies së automjetit.

“Gjatë orëve të para të mëngjesit, është djegur pjesërisht automjeti tip “Range Rover”, në pronësi të shtetasit A. G., 58 vjeç, banues në Amerikë. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të djegies së automjetit”, thotë policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *