Dhunoi vajzën 3 vjeçe, zbardhet dëshmia e edukatores së kopshtit privat: Këmbën e dëmtoi tek krevati

Edukatorja Majlinda Dehima e cila dyshohet se ka dhunuar një 3-vjeçare në një kopsht privat në Tiranë, ka dhënë dëshminë e saj në komisariatin nr.3. në Tiranë.

Ajo ka pranuar dhunën ndaj vajzës, por ka mohuar që të ketë shkaktuar thyerjen e këmbës së miturës. Sipas saj vogëlushja mund ta ketë dëmtuar këmbën tek krevati pasi aty ka hapësirë.

Majlinda Dehima deklaroi se pasi është zgjuar vajza rreth orës 15:00, e ka parë duke qarë dhe ka konstatuar këmbën e ënjtur.

Më tej ajo ka thënë se pas kësaj ka vendosur në dijeni drejtoreshën e kopshtit, ndërsa kur është pyetur se pse e qëllonte vajzën, edukatorja është shprehur:“që të kishte vëmendjen sepse qante”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *