Edukatorja Majlinda Dehima e cila dyshohet se ka dhunuar një 3-vjeçare në një kopsht privat në Tiranë, ka dhënë dëshminë e saj në komisariatin nr.3. në Tiranë.
Ajo ka pranuar dhunën ndaj vajzës, por ka mohuar që të ketë shkaktuar thyerjen e këmbës së miturës. Sipas saj vogëlushja mund ta ketë dëmtuar këmbën tek krevati pasi aty ka hapësirë.
Majlinda Dehima deklaroi se pasi është zgjuar vajza rreth orës 15:00, e ka parë duke qarë dhe ka konstatuar këmbën e ënjtur.
Më tej ajo ka thënë se pas kësaj ka vendosur në dijeni drejtoreshën e kopshtit, ndërsa kur është pyetur se pse e qëllonte vajzën, edukatorja është shprehur:“që të kishte vëmendjen sepse qante”.