Dhunoi gruan e tij, shkarkohet nga detyra dhe arrestohet drejtori i burgut të Fushë-Krujës

Ish-drejtori i burgut të Fushë-Krujës që u shkarkua nga detyra mbrëmjen e shkuar është arrestuar nga policia. Durim Toska, 52-vjeç akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes, ndërsa në banesën e tij policia ka gjetur edhe armë zjarri dhe municione pa leje.

Njoftimi:

Pogradec/Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe posedonte në banesë armë zjarri me municion pa leje, vihet në pranga 52-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin D. T., 52-vjeç, banues në fshatin Piskupat, Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjet një armë zjarri tip pistoletë me municion luftarak, të cilën 52-vjeçari e posedonte pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *