Kapiteni i ekipit të Shënkollit, Bledi Zefi, është përjashtuar gjithmonë nga futbolli, pasi goditi arbitrin e ndeshjes, Abdurrahman Kadrian, i cili përfundoi në spital.
Komisioni i Disiplinës nuk e ka lënë me kaq, pasi përveç humbjes 0-3 në tavolinë në favor të Sopotit, ka dënuar lezhjanët edhe me 200 mijë lek gjobë.
Gjithashtu Shënkolli katër ndeshjet e ardhshme si pritëse është e detyruar ti luajë në fushë asnjëanëse.