Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Majlinda Dehimën, edukatorja e cila dhunoi një 3-vjeçare në kopshtin privat “Stinët”, ku ajo ishte e punësuar.
Edukatorja, e cila akuzohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, u arrestua më 9 Nëntor pas urdhrit të Prokurorisë së Tiranës.
48-vjeçarja është arrestuar pas publikimit të pamjeve filmike në rrjet, ku shihet teksa keqtrajton një të mitur, e cila ka thyer edhe këmbën.
Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik, të cilët përveç reagimeve të shumta në rrjete sociale, kanë protestuar para kopshtit ku ndodhi ngjarja, si dhe para Ministrisë së Arsimit.