Detaje nga vrasja e Brahimit, mediat greke nxjerrin pamjet: Autorët e kanë ndjekur, gjithçka ndodhi para…

Roan Brahimi u ekzekutua mbrëmjen e djeshme (9 maj 2024) në një atentat të mirëfilltë mafioz të ndodhur në lagjen Vyronas (Byron) në afërsi të Athinës në Greqi.

32-vjeçari ka qenë në makinë me bashkëshorten e tij, Katerina Beqo dhe djalin e vogël kur dy persona janë afruar me motor pranë makinës dhe kanë qëlluar drejt tij të paktën 3 herë në një vrasje sa të mirëorganzuar aq dhe gjakftohtë.

Brahimi ka gjetur vdekjen në vendngjarje ndërsa gruaja e tij është plagosur lehtë. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 21:30 (ora lokale greke) në kryqëzimin e rrugëve Messolonghiou dhe Tsaldari kur çifti kishte shkuar për të marrë djalin nga parku i lojërave.

Mediat greke nuk bëjnë të ditur emrat por burimet bëjnë me dije se ai është Roan Brahimi një emër i njohur për policinë shqiptare i shpallur në kërkim dhe për atentatin e 22 korrikut 2022, ku shpëtoi Ylli Brahimi por u vra Klisman Preçi. Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar, kur u qëlluan me breshëri kallashnikovi.

Mediat greke shkruajnë se bëhej fjalë për “larje hesapesh në botën e drogës, ndërsa policia ka marrë dhe dëshminë e gruas së viktimës. Roan Brahimi, i njohur dhe si Sidorel Prendi ka qenë një nga personat, i cili kërkohej për t’u marrë në pyetje për vrasjen e Brilant Martinaj, djali i xhaxhait të Vis Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 korrik 2022.

Ndërsa në dhjetor të 2021 ai u shpall në kërkim nga policia, pasi së bashku me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozime u futën të armatosur me kallashnikov në një lokal në Zejmen të Lezhës duke shkaktuar terror, Ata kërkonin pronarin e lokalit.

Në dhjetor të 2020, lokali në pronësi të babait të tij Gjovalin Prendit, u qëllua me breshëri plumbash, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Ndërsa në vitin 2014, ju vranë në atentat dy djem xhaxhallarësh dhe u plagos një tjetër.

Ndërkohë, mediat greke kanë publikuar foton e Roan Brahimit të vrarë në atentatin e mbrëmjes së 9 majit në Athinë. Një dëshmitar tha se kishte dëgjuar dy të shtëna dhe kishte parë djalin e vogël të mbuluar me gjak. Autorët që qëlluan 32-vjeçarin brenda në makinë ishin afruar me motor.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *