Dështon eksperimenti hetimor për vrasjen e Pjerin Xhuvanit? Gjykata e gjen raportin të paplotë: Nuk dihet kush qëlloi i pari

Gjatë shqyrtimit të pamjeve filmike si edhe rezultatit të eksperimetit hetimor, gjykata e Elbasanit nuk i ka gjetur të plota përfundimet duke kërkuar llogari nga tre ekspertët.

Trupi gjykues pyeti tre ekspertët se pse nuk kishin caktuar se ku ndodhej efektivja e policisë që u plagos në këmbë, pasi rezulton se nuk janë shqyrtuar pamjet filmike.

Lidhur me këtë, njëri prej ekspertëve theksoi se nuk kanë patur mundësi që të thellohen. “Nuk mund të dal në një konkluzion me këto pamje filmike”, u shpreh eksperti Arjan Hako.

Madje, sipas gjykatës rezulton edhe se ekspertët nuk kanë bërë verifikimin e pamjeve filmike për të kuptuar se kush qëlloi i pari në atë që u quajt “masakra e Elbasanit”.

Diskutimi mes trupit gjykues dhe ekspertëve:

Artan Rexhepi: Kërkuam një muaj e gjysmë kohë.

Gjykata: Ku janë qitësit? Nga ku kanë qëlluar.

Artan Rexhepi: Për mendimin tim, ngjarja ka probleme. Distanca e qitjes ka probleme.

Gjykata: Ndaj jeni thirrur si ekspertë ta përcaktoni.

Artan Rexhepi; Na ka munguar koha e nevojshme të bënim kqyrjen e pamjeve filmike.

Tre ekspertët do të zbulojnë gjetjet e tyre pas eksperimentit hetimor, nis seanca gjyqësore për Arbër Paplekajn në Elbasan

Pak ditë pasi ekspertët bën provat në terren në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe plagosjen e disa personave të tjerë në prag të zgjedhjeve të prillit 2021 në Elbasan, ka nisur seanca gjyqësore e radhës për Arbër Paplekajn, i akuzuari kryesor për këtë ngjarje.

Pritet që tre ekspertët të japin konkluzionet e tyra para gjykatës pas eksperimentit hetimor që bën disa ditë më parë në Elbasan.

Të pranishëm në sallën e gjysqit janë edhe dy ish-nëndrejtorët e policisë së Elbasanit Nikollaq Palla dhe Albert Nushi si edhe 6 efektivë të forcave “Shqiponja”.

Gjykata kishte urdhëruar rindërtim të vendit të ngjarjes dhe riekspertim të saj pas pretendimeve të palëve për manipulime. Avokati i Paplekajt theksoi se i duhej kohë për shqyrtimin e fakteve dhe se nuk duhej nxituar me qëllim respektimin e afateve.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *