Pas incidenteve të djeshme në Kuvend, deputeti vlonjat i Partisë Socialiste, Ilir Metaj, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka ‘pranuar’ se gardistët e pranishëm në sallën e Parlamentit ishin të armatosur, sikurse pretendoi ish-kryeministri Sali Berisha.
Madje jo vetëm kaq, thotë ai.
“Sali Berisha thotë se në Parlament pati gardistë me armë.
Është e vërtetë.
Madje edhe shumica e deputetëve të PS, kishin me vete çadra-pistoletë, thika fluturuese dhe celularë-bomba”, shkruan me ironi deputeti i PS-së.
Një ditë më parë, Sali Berisha dhe Ervin Salianji pretenduan se gardisti që i mori flakadanin nga dora Salianjit, ishte i armatosur. Ndaj edhe në kushtet e “vetmbrojtjes” Salianji, e qëlloi me karrige. Incidentet po hetohen nga SPAK.