Seanca plenare u shoqërua me tensione një ditë më parë. Ndërkohë që deputetët e Rithemelimit ndodheshin në foltore, Enkelejd Alibeaj ishte i ulur në vendin e tij. Deputeti i Rithemelimit, Petrit Doda shkoi me nerva pranë Alibeajt, duke i drejtuar gishtin dhe duke i bërtitur.
I pyetur në lidhje me këtë incident në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Aliebaj tha se nuk e ka të qartë se çfarë donte të thoshte e kërkoi ndjesë në emër të tij. Sipas Alibeajt nuk është faji i tij, por i rrugës pa krye që një pjesë e kolegëve të tij kanë zgjedhur.
“Nuk e kuptova çfarë donte të thoshte. Ndjesë në emër të tij, ka qenë kolegu im. Nuk është faji i tij është faji i diçkaje tjetër një rruge pa krye që një pjesë të kolegëve kanë marrë. Kanë një lloj shmangie ndaj qëndrimit politik që duhet të jetë në shërbim të qytetarëve. Nuk gjykoj askënd.
Racional jemi që një mënyrë e të bërit politikë matet me rezultatet që merr. Fjala e opozitës ka humbur ligjet nuk diskutohen. Kjo rrugë e zgjedhur prej këtyre kolegëve nuk ka dhënë asnjë rezultat për opozitën. Janë kaluar të gjitha ligjet. Kolegë të tillë duhen falur, keqardhje.’- tha Alibeaj./m.j