Deputetët e Berishës dhe të Bardhit hodhën tymuese e kapsolla në Kuvend, Komisariati nr. 1 kallëzon incidentet e dhunshme

Pas kaosit të krijuar nga tymueset dje në Kuvend, Komisariati nr. 1, në bashkëpunim me agjentët e BKH ka dorëzuar në SPAK materialet në Prokurorinë e Posaçme, në lidhje me incidentet e dhunshme të shkaktuar nga deputetët e grupit të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit.

Sipas Report TV mësohet se referimi i materialeve në SPAK nuk është bërë me emra konkretë, por materiali është referuar për grupin parlamentar të opozitës. Një grup deputetësh akuzohen për shkatërrim prone dhe përdorim i lëndëve piroteknike.

Në seancën e djeshme, e cila zgjati vetëm 8 minuta, maxhoranca votoi nen për nen mes tymit dhe kapsollave buxhetin e vitit 2024 dhe  më pas kryeparlamentarja Lindita Nikolla mbylli seancën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *