Pas kaosit të krijuar nga tymueset dje në Kuvend, Komisariati nr. 1, në bashkëpunim me agjentët e BKH ka dorëzuar në SPAK materialet në Prokurorinë e Posaçme, në lidhje me incidentet e dhunshme të shkaktuar nga deputetët e grupit të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit.
Sipas Report TV mësohet se referimi i materialeve në SPAK nuk është bërë me emra konkretë, por materiali është referuar për grupin parlamentar të opozitës. Një grup deputetësh akuzohen për shkatërrim prone dhe përdorim i lëndëve piroteknike.
Në seancën e djeshme, e cila zgjati vetëm 8 minuta, maxhoranca votoi nen për nen mes tymit dhe kapsollave buxhetin e vitit 2024 dhe më pas kryeparlamentarja Lindita Nikolla mbylli seancën.