Deklarata e Berishës: Për demokratët, armiku më i egër sot është Rama

Ish- kryeministri Sali Berisha është ndalur sot në Lezhë.

Përpara mbështetësve dhe simpatizantëve, lideri i demokratëve tha se ky takim vjen në një moment kritik të ekzistencës së opozitës shqiptare.

“Vij sot në këtë takim në një moment kritik të ekzistencës të demokracisë shqiptare, në një moment kritik të ekzistencës së opozitës shqiptare, por në një moment vendimtar të misionit të saj, të shpëtimit të demokracisë shqiptare dhe të Shqipërisë”.

Mes të tjerash, Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama për vjedhje votash, pasi është betuar se nuk do ta dorëzojë pushtetin me rotacion.

“Do t’u thotë se nuk jeni demokratë, por ju jeni Lulzim. Se unë Bravën e kam në xhep. Demokrate e demokratë, në tërë historinë që nga dita e themelimit gjer sot, ne nuk kemi përballë një armik më të egër, më çnjerëzor se Edi Ramën. Është në detyrën tonë, në detyrimin tonë t’i themi armikut, armik dhe t’i qëndrojmë armikut si armik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com