Një debat është zhvilluar mes Roza Latit dhe Meriton Mjekiqit, i cili ka shkuar deri tek familja. Pas prim-it të kaluar, të dy banorët janë ngacmuar me fjalë, por edhe duke folur me ironi.
Roza Lati i ka thënë Meritonit që t’i tregojë çfarë marrëdhënie ka me ish nusen. Ndërsa për djalin i kërkon që t’i vërtetojë që nuk kujtohet vetëm dy herë në vit.
Kjo e ka prekur Meritonin, i cili pasi i sqaron se për djalin kujdeset edhe financiarish, i drejtohet Rozës duke i thënë se je “njeri negativ”.
Pjesë nga debati:
Roza: Hajde na trego çik për familjen, hajde na trego për djalin tënde. Djali nuk jeton me familjen tënde. Hajde ma vërteto që nuk kujtohesh vetëm 2 herë në vit. Hajde më trego sa marrëdhënie të mirë ke me ish nusen tënde
Meritoni: Po sa jeton ti për mua Roza? Sa interesohesh për familjen time?!
Roza: Hë ma trego?
Meritoni: Po kujdesem unë për djalin tim dhe për pagesat dhe për cdo anëtar të familjes time. Pse të intereson ty për familjen time?
Roza: Sa të intereson ty për familjen time?
Meritoni: Pse nuk të vjen marre ty?!
Roza: Pse nuk të vjen marre ty, që më kap te krijesa që unë kam futur në dhe më 15 tetor? Kur ty të kruhet e pasmja jote aq thellë, aq thellë prite mbrapsht Mjekiqi
Meritoni: Sytë i ke të djallit, se je negative
Roza: Unë lutem dhe besoj në mirësi, por unë dreqit i dal para dhe nuk kam frikë
Meritoni: Je negative
Roza: Hajde ti pyesim të gjithë kush ka lënë përshtypje të mirë dhe kush negative
Meritoni: Për mua je lodër zemër
Roza: Lodër unë për ty?
Meritoni: Po
Roza: Pse i lëpin buzët zemër, u eksitove?
Meritoni: Shumë
Roza: Seks bomba këtu ëë?
Meritoni: Normal që je, seks simbol i shtëpisë je. I qëndroj asaj që kam thënë, je super vajzë seksi, por ke filluar me…ik prej mendimeve të tua.
Roza: Ti nuk kujtohesh per djalin tend. Je nga keta cunat që leni shtatzene lart e poshte dhe nuk mban pergjegjesi.
c