David Cameron i rikthehet politikës, emërohet Sekretar i Jashtëm

David Cameron është sekretari i jashtëm i ardhshëm dhe do të marrë një vend në Dhomën e Lordëve, raporton Patrick Wintour.

Cameron zëvendëson James Cleverly i cili është sekretari i ri i Brendshëm.

Ky riorganizim u shkaktua nga shkarkimi i Suella Braverman këtë mëngjes, disa ditë pasi ajo shkroi një artikull të diskutueshëm në gazetën “The Times”, duke kritikuar policinë e Met.

Më vonë u konfirmua se ajo kishte injoruar këshillat nga nr.10 për të bërë ndryshime në artikull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *