Daja i Heidit për lidhjen me Romeon: I është “dorëzuar” totalisht!

I ftuar në ‘Big Brother Fun Club’, ka qenë daja i Heidit, (kliko këtu), ku foli ndër të tjera për marrëdhënien Heidi-Romeo. 

I pyetur se si e shikon marrëdhënien mes çiftit, ai shprehet se Romeo ia ka rrëmbyer zemrën banores dhe kurrë më parë nuk e kishin parë Heidin në gjendjen e mbrëmshme kur u dha vendimi për ‘eliminimin’ e Romeos.

“Romeo ia ka rrëmbyer zemrën.S’e kishim parë ndonjëherë Heidin të qante dhe t’i dorëzohej Romeos ashtu. E kemi kuptuar kohë më parë, edhe kur Heidin e akuzonin se është false.”- u shpreh ai.

Gjithashtu për sa i përket Romeos i cili tashmë është finalisti i parë, ai është shprehur se i beson vërtetë dhe çdo gjë ka qenë reale dhe me çështje votash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *