Dafina Zeqiri na prezanton me kunatin e saj, këngëtarja kërkon publikisht nuse për të

Dafina Zeqiri, prej disa kohësh tashmë, po shijon lidhjen e saj të dashuri me biznesmenin, Kreshnik Gjergji, ku dyshja shfaqet e pandarë nga njëri-tjetri.

Ditën e sotme, këngëtarja e njohur ka vendosur që të gjejë edhe një partnere për kunatin e saj, vëllain e Kreshnikut, duke e reklamuar në mënyrën më të mirë të mundshme për të gjithë ndjekësit e saj në Instagram.

Zeqiri ka treguar disa nga cilësitë e kunatit, emri i të cilit është Arian, duke e përshkruar si një djalë që të sjell çdo ditë lule, që të shoqëron për më shumë se 6 orë tek sallonet e bukurisë por ajo që ndjekëset e saj duhet të vlerësojnë, është fakti se partnerja e Arianit, do të jetë kunatë me Dafina Zeqirin.

“Duke dashur të sistemojë Arian Gjergjin. 1. Rri me ty tek parukieri 6+ orë. 2. Çohet herët vet dhe të pyet a do të hash mëngjes. 3. Çdo ditë të sjell lule. 4. Të bie të bëhesh kunat me Dafina Zeqirin“, shkruan këngëtarja bashkangjitur postimit të saj, në të cilin shihet edhe Ariani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com