Çfarë u bë me fëmijët pas ngjarjes? Gazetarja zbulon arsyen e vrasjes së Liridona Ademaj

Gazetarja Erjola Cacaj ka dhënë detaje në lidhje me seancën gjyqësore që u zhvillua ditën e sotme për Naim Murselin, i cili urdhëroi vrasjen e gruas së tij.

Ajo theksoi se vëllai i Liridonës, viktimës së ngjarjes ka thënë se deri më tani e vetmja gjë që kanë kërkuar është zhvarrosja e trupit.

“Sipas vëllait të Liridonës kjo pjesë nuk është përmendur aspak nga familja e tyre vetëm kërkesa që kanë është zhvarrosja e trupit”-tha ajo.

Mes të tjerash kjo e fundit nënvizoi se ende nuk dihet konkretisht se përse ka ndodhur ngjarja duke shtuar se dyshohet se shkak ka qenë sigurimi jetës së gruas.

“Që nga arrestimi i Naimit ka pasur spekulime se përse ka ndodhur ngjarja. Por ajo që është raportuar më së fundmi në media ka qenë dhe për shkak të një sigurimi të jetës që ka poseduar Liridona si një nënshtetase e Suedisë, por ende nuk është bërë e qartë se përse ka ndodhur dhe se përse Naimi ka nxitur vrasjen. Vëllai i Liridonës sot ka treguar se prindërit e Naimit i kanë marrë fëmijët dhe kanë ikur në Suedi”-shtoi gazetarja teksa ishte e ftuar sot në Euronews Albania. Sigurimi i jetës dëmshpërblehet deri në 20 milionë Euro në Suedi. Tashmë që ngjarja është zbardhur me siguri, kjo do të varet edhe nga vendimi i gjykatës, paratë për dy fëmijët dhe kujdestarët e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com