Çështja “Beleri”, mediat greke: Greqia bllokon Shqipërinë në BE, Maqedonia e Veriut vazhdon përpara

Vendimi i Greqisë për të mos rënë dakord për një letër të përbashkët të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian drejtuar Shqipërisë për hapjen e negociatave të paketës së parë të kapitujve të anëtarësimit përbën një përshkallëzim thelbësor të qëndrimit të ashpër të Athinës ndaj Tiranës për shkak të shkeljes së vazhdueshme të të drejtave të Fredi Beleri, një grek etnik i cili u burgos pak para se të zgjidhej kryetar i Bashkisë së Himarës në zgjedhjet lokale të vendit fqinj.

Ndërsa u ndez drita jeshila për negociatat për këtë kapitull me Maqedoninë e Veriut, sepse Bullgaria ra dakord me kompromisin e ofruar nga presidenca spanjolle, por kjo nuk vlejti për Shqipërinë.

Përveç ndikimit që ka pasur qëndrimi i qeverisë së kryeministrit shqiptar Edi Rama në çështjen Beleri në lidhjet greko-shqiptare, ky zhvillim në mënyrë efektive shkëput dy ofertat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, të cilat deri më tani ishin të lidhura.

Grupi i parë i çështjeve themelore që çdo vend kandidat duhet të zgjidhë përfshihet në pesë kapituj që kanë të bëjnë me: autoritetin gjyqësor dhe të drejtat themelore; gjyqësori, liria dhe siguria; prokurimi publik; statistikat; dhe kontrollin financiar.

Vetëm pak ditë më parë u bë publik progres-raporti i vendeve kandidate në Bashkimin Evropian, me një referencë të nënkuptuar, por të qartë për ndërlikimet në marrëdhëniet greko-shqiptare të shkaktuara nga çështja “Beleri”.

Athina mund të rishqyrtojë qëndrimin e saj nëse Tirana merr hapa për të thënë se ka vend për diskutime.

Athina kërkoi në të gjitha nivelet e mundshme që Belerit t’i jepet mundësia për t’u betuar si kryetar i Bashkisë së Himarës, gjë që deri tani është kundërshtuar nga gjykatat shqiptare.

Më 22 nëntor do të zhvillohet seanca e radhës rreth akuzave për korrupsion ku Beleri po gjykohet për blerje votash, por ndërkohë pritet të caktohet seanca e re për lejen speciale që ai kërkon për betimin.

Artikulli i Kathemirini:

https://www.ekathimerini.com/news/1224563/greece-sets-up-first-barrier-to-albania/amp/

/Liberale.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com