Pas funeralit të Mbretëreshës Elizabeth dhe kurorëzimit të Charles, Duka i Sussex duket se nuk është i mirëpritur në çdo rast në Pallat. Princi Harry dhe Meghan Markle nuk kanë pasur asnjë kontakt me Pallatin Buckingham në lidhje me ditëlindjen e mbretit Charles më 14 nëntor, tha zëdhënësi i tyre për “Daily Mail”.
Raporti i “Sunday Times” në fundjavë kishte thënë se Mbreti Charles do të festojë ditëlindjen e tij të 75-të javën e ardhshme në Clarence House, por djali i tij më i vogël “nuk do të udhëtojë nga Kalifornia”, ku u zhvendos në vitin 2020 me gruan e tij Meghan Markle dhe familjen e tyre.
“Nuk ka pasur asnjë kontakt në lidhje me një ftesë për ditëlindjen e ardhshme të Madhërisë së Tij. Është zhgënjyese që “Sunday Times” e ka raportuar keq këtë lajm”, tha zëdhënësi i Sussex.
Përçarja midis Princit Harry dhe familjes së tij është thelluar që nga publikimi i kujtimeve të tij, “Spare”, në fillim të këtij viti. Megjithatë, Duka i Sussex-it udhëtoi në Mbretërinë e Bashkaur në maj për të marrë pjesë në kurorëzimin e babait pa gruan e tij, e cila mbeti në Kaliforni.
Zëdhënësi mohoi gjithashtu raportet se Meghan Markle po i rikthehet aktrimit./Liberale.al