Braktisi foshnjën e sapolindur në bodrumin e pallatit, Policia ndalon nënën 29-vjeçare nga Pogradeci

Policia e Tiranës ka arritur të identifikojë mbrëmjen e sotme nënën e foshnjës që u gjet e braktisur sot në zonën e Yzberishtit.

Mësohet se gruaja, me iniciale E.I., 29-vjeçe, ka lindur në Pogradec dhe banon në rrugën “3 Dëshmorët” në Tiranë. Ajo po merret në pyetje nga efektivët e Policisë për të dhënë sqarime se përse e braktisi foshnjën e saj të lindur vetëm pak ditë më parë.

Theksojmë se foshnja u gjet paraditen e kësaj të mërkure në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe aktualisht është e intubuar në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com