Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për 30-vjeçaren, Egljanta Isufi e cila disa ditë më parë braktisi foshnjen e saj të porsalindur në garazhin e një pallati në zonën e Yzberishtit.
Avokati i saj ka kërkuar kryerjen e një akt eskpertimi psikik, për të vlerësuar gjendjen mendore të së resë.
Kutojmë se foshnja u braktis nga nëna e tij 30-vjeçare e cila dyshohet se e lindi pikërisht në vendin ku u gjet. Ishte një banor i zonës që dëgjoi të qarat e të porsalindurit dhe lajmëroi Policinë.
Bebja menjëherë pasi mbërriti në spital shfaqi probleme të rënda shëndetësore dhe Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk mundi të mbijetonte e ndërroi jetë.
E reja ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë e saj dhe ka braktisur beben, ka qenë për shkak se nuk ka dashur që të merrej vesh nga familja.