“Bomba” e Kullurit: 7 media në Shqipëri financohen nga forca jo miqësore

Sekretari i Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, njëkohësisht eksperti për sigurinë, Edvin Kulluri ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit se në Shqipëri janë denoncuar më parë 7 media që përfshijnë televizione dhe portale që bëjnë propagandë anti-demokratike dhe perëndimore.

“Çështja e luftës hibride është një diskutim doktrinar që diskutohet në NATO prej vitesh. Lufta hibride përfshin disa aspekte sikurse janë ; dezinformimi, ndërhyrja me investime,rekrutimi i politikanëve dhe gazetarëve ,etj. Nëse flasim vetëm për dezinformimin kjo ka të bëjë me propagandën anti-perëndimore duke humbur besimin e publikut ndaj institucionet shtetërore e ndërkombëtare nëpërmjet lajmeve dhe analizave të deformuara.”

Sipas tij, Fondacioni “Konrad Adenauer në një bashkëpunim me Zyrën për median në NATO ka identifikuar median konkrete në Ballkan që bënin propagandë anti-perëndimore. Në Shqipëri ka qenë 7 media që financohen, përfshijnë televizion dhe portale që godasin modelin perëndimor dhe sjelljen e faktorit ndërkombëtar në Shqipëri”.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *