Blendi Klosi zbulon detaje nga Asambleja e PS: Nuk bëhemi mburojë për askënd

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi ka zbuluar detaje në lidhje me mbledhjes e Asamblesë së PS ditën e djeshme, ku zgjati për 5 orë.

Në një lidhje të drejtpërdrejt për Euronews Albania, ai theksoi se PS nuk bëhet mburojë për askënd.

Këta e tha pasi u pyet nëse PS e lëshon atë nëse do te ketë probleme me drejtësinë.

“PS nuk bëhet mburojë për askënd që ka probleme me drejtësinë. PS nuk është mbrojtëse për problemet që kanë të bëjnë me drejtësinë.

Është një parim që i qëndrojmë. PS ka treguar se vijon të jetë forca më e besueshme se shumë forca të tjera. Sali Berisha shkarkoi dy prokurorë pse atakuan drejtpërdrejt gabimet e qeverisë së tij. Drejtësia është e pavarur dhe ka punën e saj”-tha ai.

/f.s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com