Bie nga kati i katërt i kantierit ku po punonte, humb jetën punëtori shqiptar

Një shqiptar raportohet se humbi jetën pas një aksidenti tragjik në punë.

Ngjarja ndodhi në Borghetto, në një kantier ndërtimi.

Mësohet se viktima, 61 vjeç, ishte në katin e katërt të godinës kur ra nga një lartësi rreth 8-10 metra. Alarmi u ngrit menjëherë, me ndërhyrjen e një ambulance të Kryqit të Kuq të Loanos dhe ambulancës 118, por nuk mund të bëhej asgjë për shqiptarin, identiteti i të cilit nuk dihet.

“Një tragjedi, vajtojmë një tjetër vdekje të papritur dhe një tjetër familje të rrënuar” – ka qenë komenti i kryebashkiakut Giancarlo Canepa, i cili mbërriti menjëherë në vendin e aksidentit. “Në këto raste nuk ka fjalë, tani hetimet do të bëjnë kursin e tyre për të konstatuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe për të hedhur dritë mbi të gjitha aspektet e çështjes”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *