Një 82-vjeçare është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë në katin e parë të banesës së saj në Kashar dhe ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur, sipas policisë, rreth orës 09:40, në Kashar.
‘Dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga kati i dytë në katin e parë të banesës së saj, shtetasja S. P., 82 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.”– njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.