Biden telefonon Netanjahun: Jo sulm në Rafah pa mbrojtur civilët. Kundërpërgjigjet kryeministri izraelit

Presidenti amerikan Joe Biden telefonoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe përsëriti kundërshtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj një sulmi në Rafah “pa mbrojtje për civilët palestinezë”.

Këtë e bëri të ditur Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate. Biden ka ripohuar se operacioni ushtarak nuk mund të vazhdojë pa një plan të besueshëm dhe të zbatueshëm për të garantuar sigurinë dhe mbështetjen për civilët në Rafah”.

Presidenti amerikan dhe Netanyahu diskutuan gjithashtu negociatat në vazhdim për lirimin e pengjeve izraelite që janë ende në duart e Hamasit, shton Shtëpia e Bardhë.

Pas bisedws telefonike 40-minutëshe me presidentin amerikan Joe Biden, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se një marrëveshje paqeje mes Izraelit dhe Hamasit do të arrihet vetëm “përmes negociatave të drejtpërdrejta mes palëve”.

“Izraeli kundërshton plotësisht diktatet ndërkombëtare në lidhje me një zgjidhje të përhershme me palestinezët,” shkroi ai në X.

Ai shtoi se Izraeli do të vazhdojë të kundërshtojë njohjen e njëanshme të një shteti palestinez”.

“Një njohje e tillë në vazhdën e masakrës së 7 tetorit do t’i jepte një shpërblim të madh terrorizmit të paprecedentë dhe do të parandalonte çdo zgjidhje paqeje në të ardhmen,” shkroi ai.

Ndërkohë zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris do të takohet me presidentin izraelit Isaac Herzog dhe kryeministrin irakian Mohammed Shia al-Sudani në Konferencën e Sigurisë në Mynih sot.

Sulmet e Izraelit në Gaza kanë vrarë të paktën 28,663 palestinezë dhe kanë plagosur 68,395 që nga 7 tetori. Numri i të vdekurve në Izrael nga sulmet e 7 tetorit të udhëhequr nga Hamasi është 1,139.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *