Biden kundër studentëve! Policia arreston mbi 2 mijë protestues, bllokohet procesi i diplomimit

Policia në Shtetet e Bashkuara ka arrestuar mbi 2 mijë studentë, në atë që konsiderohet si protesta më e veçantë në dekadat e fundit.

Protestuesit e përfshirë nga protestat masive kundërshtojnë luftën e Izraelit në Gaza. CNN raporton se një oficer policia qëlloi aksidentalisht me armën e tij brenda Universitetit të Columbias, por pa shkaktuar viktima.

Në të gjitha kampuset universitare janë ngritur kampet me tenda të protestuesve. Ata u bëjnë thirrje universiteteve të ndalojnë së bëri biznes me Izraelin ose kompanitë që ata thonë se mbështesin luftën në Gaza.

Izraeli i ka cilësuar protestat si antisemitike, ndërsa kritikët e Izraelit thonë se i përdor ato akuza për të detyruar të heshtë opozitën brenda vendit. Presidenti Joe Biden mbrojti të drejtën e studentëve për protestë paqësore, por dënoi trazirat e ditëve të fundit.

“Shkatërrimi i pronës nuk është një protestë paqësore. Është kundër ligjit. Vandalizmi, shkelja, thyerja e dritareve, mbyllja e kampuseve, detyrimi i anulimit të orëve të mësimit dhe diplomimit – asnjë nga këto nuk është një protestë paqësore”, tha Biden.

Protestat e përshkallëzuara në kampus po e detyrojnë Presidentin e SHBA Joe Biden të ecë në një linjë të kujdesshme të denoncimit të antisemitizmit duke mbështetur të drejtën e të rinjve amerikanë për të protestuar dhe duke u përpjekur të kufizojë dëmin politik afatgjatë.

“Të gjithë i kemi parë imazhet. Ata vënë në provë dy parime themelore amerikane. E para është e drejta për fjalën e lirë dhe për t’u mbledhur në mënyrë paqësore. Protesta paqësore është në traditën më të mirë se si amerikanët reagojnë ndaj çështjeve të rëndësishme, por ne nuk jemi një vend pa ligj ku shoqëria jonë dhe rendi duhet të mbizotërojë”, shtoi Biden.

Më shumë se 34 mijë njerëz kanë vdekur në Gaza, pas sulmeve të Izraelit. SHBA është furnizuesi kryesor i ndihmës ushtarake për Izraelin dhe e ka mbrojtur vendin nga votat kritike të Kombeve të Bashkuara.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com