Besi e quajti “tradhtare”, Xhensila Myrtezaj reagon pas “thumbave” të ish-bashkëshortit?


Aktori dhe këngëtari Bes Kallaku së fundmi u duk se “xhumboi” ish-bashkëshorten e tij Xhensila Myrtezaj me projektin e tij më të ri muzikor.

“Nga mosmirënjohja, unë ta ktheva shpinën, a do mbash mëkatin apo do bësh viktimën…”, thuhet në disa nga strofat e këngës, ndërsa Besi tha se ky tekst është krijuar nga shpirti i tij.

E teksa sytë e veshët e fansave janë nga këngëtarja duke pritur ndonjë reagim, ditën e sotme Xhensila ka postuar një video në InstaStory.

E qeshur, këngëtarja shihet duke kënduar në makinën e saj, që mesa duket Xhensila la të nënkuptojë që është shumë e qetë.

Kujtojmë që nga martesa e tyre disa vjeçare, çifti kanë dy fëmijë së bashku, vajzën Ajka dhe djalin Amen.


c

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *