“Berisha, Meta e Basha të pariciklueshëm”, Minxhozi: Opozitës i duhet rinovim dhe lidership i ri

“Anija” politike e Lulzim Bashës pas humbjes së vulës në Apel ka nisur të fusë ujë dhe për pasojë ndodhet në fazë kritike.

Shkëndijën e parë të kësaj situate e konfirmoi veprimi i Enkelejd Alibeaj, i cili nga një zë i fortë pro Bashës, zgjodhi të largohet nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

Mes tjerash në argumentet tij, Alibeaj shtoi se Sali Berisha nuk mund të jetë më alternativë për shqiptarët.

Analisti i njohur Skënder Minxhozi, i ftuar në “Special Report” në ABC News tha se Basha nuk ka më asnjë rëndësi politike në Shqipëri, pasi më parë i kishte të gjitha në dorë dhe me aktet tij e humbi rolin për të qenë një alternativë, e cila do krijonte kushtet për një rotacioni politik në vend.

“Me sjelljen e Bashës, ai ka treguar se është kthyer në një faktor irrelevant në opozitën shqiptare. Është një kurbë rënëse kjo e Lulzim Bashës që ardhur në zbritje dhe kuotat e tij politike kanë bërë që Basha të jetë një faktori politik mjaft minor dhe shumë irrelevant dhe pa peshë, dhe këtë e treguan rezultatet në zgjedhjet e 14 majit”,  tha ai.

Ai shtoi se deputetët afër Bashës po largohen dhe po e braktisin atë. Më tej ai shtoi se opozita shqiptare ka nevojë emergjente për rinovim, pasi tre emrat aktualë, Berisha, Meta dhe Basha janë figura, që nuk mund të riciklohen dot.

Në këto kushte, Minxhzoi theksoi se opozita ka nevojë për të gjetur një lider të ri.

“Deputetët rreth tij po i largohen. Alibeaj e dha shkëndijën e parë. Opozita ka nevojë të hedhë një hap real rinovimi, që do të thotë se këta kryetar nuk bëjnë dot më, nuk fitojnë dot zgjedhje, Sali Berisha nuk diton dot zgjedhje. Kjo treshe ka rënë dhe nuk mund të riciklohet më. Opozita konsumon retorikën të skajshme. Opozita nuk hedh hapin për të filluar dhe për të gjetur  një lidership të ri, i cili mund të sillte rotacionin politik., i cili nuk po vjen as pas tre apo katër mandateve të Edi Ramës”,  tha ai/m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com