“Berisha kopjon Trump”/ Minxhozi: Kreu i PD vazhdon të vuajë një raport problematik me ndërkombëtarët

Analisti Skënder Minxhozi në një intervistë në “Tirana Live” në ABC News, foli për zhvillimet politike në vend, duke komentuar edhe deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, si edhe marrëdhëniet e këtij të fundit me ndërkombëtarët.

Gjatë intervistës, Minxhozi u shpreh se Berisha në mendjen e tij ka një skenar që i ngjason SHBA, të kopjuara nga presidenti amerikan Trump. Gjithashtu u shpreh se kreu i PD, po vazhdon të ketë një raport problematik me ndërkombëtarët.

“Berisha këto muaj ka thënë shumë gjëra që janë të kopjuara nga presidenti amerikan. E dini që Trump ka pasur mbi 90 akuza gjatë fushatës dhe ka pasur shanse që të ndëshkohej rëndë nëse nuk do të kishte fituar presidencën. Në të kundërt atij i ranë akuzat, dhe persona të tjerë sidomos për ngjarjen e 6 janarit në Capitol Hill, Trump i fali dhe bëri çmos të linin qelitë. Kam përshtypjen se në mendjen e tij Berisha ka një skenar që i ngjan SHBA. Pafajësinë penale duhet ta pranoj gjykata. Ndërsa votat që merr si përfaqësues politik tregon diçka tjetër, por kjo nuk zhbën përgjegjësitë që mund të kesh mbi ligjin. Publiku është ai që i dëgjon të gjitha dhe ka provuar me kalimin e viteve. Ka ditur t’ja vendosë notën me votë apo me ndjesi të ndryshme që ka transmetuar. Ka ditur t’ja vërë notën elitës politike me shumë mençuri. Lufta politike që bën në lidhje me hetimet e SPAK, opozita sot numëron më shumë dëshira apo i bën komplimente prokurorëve për hetime kur është fjala për qeverinë. Por kur bëhet fjalë për ta, apo tre krerë të opozitës së sotme që janë ose në burg apo të hetuar reagimet janë ndryshe. Mendoj se kur t’i shan kundërshtarin duhet të shihesh në pasqyrë dhe të shohësh nëse mban të njëjtat probleme si kundërshtari yt dhe në këtë sens ka shumç pak për të folur. Për politikën e jashtme do të thoja se sidomos në këtë pikë, marrëdhënies me ndërkombëtarët apo edhe më tej, është një terren ku Rama ndjehet shumë mirë. Edhe Samiti që mbahet në Tiranë është një ngjarje që për Ramën është më e mirëpritura. Nga ana tjetër kemi kontrastin me palën tjetër, ku Berisha po vazhdon të vuajë një raport shumë problematik me perëndimin, me ndërkombëtarët. Pra në rrafshin e politikës së jashtme nuk ka krahasim mes dy palëve. Edhe hapat për negociatat me BE po ecin me një ritëm që askush nuk e priste. Ajo pasaporta që Rama e tund gjithandej në Shqipëri mendoj që është një akt i detyrueshëm që për vendin tonë sot është i volitshëm”, tha ndër të tjera Minxhozi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com