“Berisha ka prodhuar tragjedi në çdo mandat”, gazetari: 10 vite që qeveris PS s’është prekur një komisioner

Duke folur për “Ora e fundit” në ABCnews, gazetari Ardit Rada hodhi dyshime nëse gjyqi për pronat e kompleksit “Partizani” do ta çojë Sali Berishën pas hekurave.

Ai tha se Berisha ka shumë ‘kusure’ për të paguar për çdo tragjedi që i ka shkaktuar këtij vendi. Edhe pse ‘Partizani’ e ka marrë indicien e hetimit nga kallëzimi i mazhorancës, Rada tha se drejtësia duhet të ngrejë akuza më serioze ndaj Sali Berishës.

“Ky njeri që ka 32 vite në politikën aktive i ka shkaktuar këtij vendi shume tragjedi e viktima. Në mandatinc e parë si President dhunonte opozitën apo zhduku Remzi Hoxhën, masakroi Ziso Kristopullin përmes SHIK të Gazidedes dhe Policisë së Agim Shehut. Pastaj në të dytin teksa ndodhi Otranto dhe 1997 ai bënte karshillëk edhe rivotohej si President. Më pas si Kryemiministër prodhoi Gërdecin me 28 viktima dhe me vonë me Ilir Metën bënë 21 Janarin. Jo për t’i bërë qejfin mazhorancës, por në 10 vite të qeverisjes së Edi Ramës nuk është rrahur një komisioner. Në kohën e Sali Berishës komisionerët vriteshin me pushkë dhe ishte diçka e zakonshme” – tha Rada për emisionin e moderatorit Emiliano Islami.

/a.r

One thought on ““Berisha ka prodhuar tragjedi në çdo mandat”, gazetari: 10 vite që qeveris PS s’është prekur një komisioner

  1. Problemi eshte tek drejtesia qe s’guxon te zbatoje ligjet.
    Kjo qelbesire po e ndyn Shqiperine edhe nderkombetarisht

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *