Ben Blushi: Në Shqipëri nuk do të kishte komunizëm po të mos ishte Gjermania dhe Italia fashiste

Shkrimtari Ben Blushi tha se nëse nuk do të ishte pushtimi nazist i Shqipërisë, nuk do të kishte pasur as komunizëm.

“Çfarë do të ishte Shqipëria nëse nuk do të ishte Gjermania naziste dhe Italia fashiste?”

”Unë them se nuk do të ishim një vend komunist. Nëse dikush na ka një borxh e di kush është? Gjermania naziste e Hitlerit. Nëse nuk do të na kishin pushtuar, nuk do të ishim komunistë, ndoshta. Ne u bëmë komunistë si reagim ndaj pushtuesit dhe pastaj ngelëm në këtë anë dhe nuk ikëm dot më. Grekët ikën dhe ne nuk ikëm dot më”, tha Blushi midis të tjerash në studion e “Open” në News 24.

Duke u referuar personazhit kryesor të librit të tij të fundit, “Komploti”, njê botim i “UET PRESS” Blushi ngriti disa pyetje. Mes tyre janë se çfarë do kishte ndodhur sot në botë po të mos eksitonte Izraeli si shtet. Më tej zbuloi se sipas personazhit të “Komplotit” po të mos ishte Izraeli si shtet, s’do kishte konflikt.

“Unë shkruaj atë që mendoj, i vetmi qëllim kur shkruaj është të më shijojë mua. Kur shkruaj nuk mendoj se vras ca idhuj që shqiptarët kanë në shtëpi. Një personazh i imi ka këto mendime dhe ndodh që është çifut komunist. Për shkak se ky mendim, çifutët ose hebrenjtë, ishin një popull pa shtet. Por i kanë dhënë botës shumë kulturë dhe e ka ndihmuar Evropën. Pasi u diskriminuan shumë në Evropë.”

“Hebrenjtë e Frankfurtit nuk lejonin martesa në numër të madh. Ata s’kishin të drejtë të kishte as pronë dhe as shtëpi. Nazizmi lindi si urrejtje ndaj hebrenjve. Hebrenjtë tentuan të ndërtonin një shtet, Izraeli sot. Kush është konflikti më i madh sot në botë? Imagjinoni sikur Izraeli sot të mos ishte.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *