Basha uron Krishtlindjen: Zoti na udhëheqtë drejt mirësisë, paqes dhe begatisë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, përmes një postimi në Facebook, ka uruar Krishtlindjen për të gjithë besimtarët e krishterë.

“Zoti na udhëheqtë drejt mirësisë, paqes dhe begatisë për çdo shqiptar”, thuhet në urimin e Bashës.

“Të dashur besimtarë të krishterë, ju uroj nga zemra Gëzuar Krishtlindjen!

Drita që lind nga errësira e kësaj nate të shenjtë i mbushtë me shpresë dhe besim zemrat tuaja. Zoti na udhëheqtë drejt mirësisë, paqes dhe begatisë për çdo shqiptar.

Krishtlindje të bekuar dhe nga mot gëzuar”, shkroi Basha në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *