Bardhi flet pas mbledhjes së Grupit: Rama do ta trajtojë reformën zgjedhore si mall që shitet në treg

Gazment Bardhi ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar.

Ai i bëri thirrje presidentit të vendit të qëndrojë në lartësinë e Kushtetutës, teksa shtoi se reforma zgjedhore po bëhet në interes të kryeministrit Edi Rama.

“I bëj thirrje presidentit të bëhet garant i Kushtetutës. Ky ëhtë funskioni i tij. Nee duam të besojmë që presidenti do të ngrihet në lartësinë e detyrës kushtetuese që ka marrë përsipër.

Sa i takon raformës zgjedhore doli qartë skenari i mazhorancës pse kërkon të mbajë të bllokuar punën  e komisionit, sepse qëllimi i Edi Ramës është ta trajtojë reformën zgjedhore si mall që shitet në treg, përmes trafikimit të votave opozitare për të realizuar një qëllim, atë të fitimit të zgjedhjeve me anë të rregullave që i cakton vetë.

Reforma zgjedhore është caktim i rregullave të lojës mes palëve politike, duhet të garantojë siç OSBE ODIHR ka thënë, dhe Rama gënjeu kur tha se nuk ka një detyrim për të bërë një reformë bipartizane zgjedhore.

ODIHR ka folur për një reformë gjithëpërfshirëse, konensuale dhe që siguron një legjislacon të duhur zgjedhor”, tha Bardhi.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *