Ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri të ditur të shtunën se operacionet kombëtare të Policisë së Shtetit “Sundimi i Ligjit” dhe “Tempullit”, po gjurmojnë personat me precedentë kriminalë që cënojnë jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve.
Ai ka përgëzuar Departamentin e Policisë Kriminale dhe drejtorive vendore në Shkodër, Durrës, Tiranë, Lezhë, Krujë, Elbasan, Vlorë e Shkodër për zbardhjen e djegies së tre automjeteve, ndalimin e pesë personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me qëllim përfitimin, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, zbardhjen e një sërë vjedhjeve të ndodhura më parë dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.