Bajram Begaj uron 8 Dhjetorin me studentët që kryen praktikën në Presidencë: Gëzuar Ditën e Rinisë!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi sot 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë. Kreu i Shtetit zgjodhi që këtë urim ta bëjë së bashku me studentët që kryen praktikën në Institucionin e Presidencës.

Theksojmë se Institucioni i Presidentit aplikoi për herë të parë zhvillimin e praktikave për studentë duke u bërë kështu pjesë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës.

“Bashkë me studentët e shkëlqyer të Fakultetit të Drejtësisë, të Shkencave Sociale dhe Histori-Filologjisë, që kryen praktikën në Institucionin e Presidentit ju urojmë :Gëzuar Ditën e Rinisë! Energjia, pasioni dhe disiplina që ata treguan gjatë veprimtarisë së tyre si praktikantë, janë shpresëdhënëse për një Shqipëri më të mirë” – shkruan Begaj në foton që ka shpërndarë në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com