Babai “monstër” lihet në paraburgim 30 ditë, rrahu për vdekje vajzën 2-vjeçare

Tridhjetë vjeçari F.D, i cili ka rrahur vajzën dyvjeçare që më vonë si pasojë ndërroi jetë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Policia bën me dije se babai F.D. është dërguar në burgun e Manastirit. Prokuroria e Kërçovës më 11 janar hapi hetimet për veprën “vrasje”.

“Më 18 dhjetor rreth orës 21 në shtëpinë e tij familjare në Kërçovë, i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore vajzës së tij dyvjeçare, e cila fillimisht është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm në Kërçovë, e më pas në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, ku më 8 janar iu nënshtrua plagëve të marra.”-tha prokuroria. /m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *