Një person ka humbur jetën, ndërsa katër tjerë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka thënë se sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, tri automjete (një veturë e parkuar), ndërsa dy kanë qenë në lëvizje.
Sipas saj, si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar pesë persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka vdekur.
“Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.