Arrestohet shqiptari në Greqi, ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe dy vajzave të tij

Një 44-vjeçar shqiptar është arrestuar në ishullin e Kretës nga policia greke ditën e djeshme, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Mediat lokale raportojnë se shqiptari ushtronte dhunë sistematike në familje, ndaj bashkëshortes dhe dy vajzave, ndërsa rasti i fundit u shënua në orët e para të së dielës, pas përfundimit të meshës për Pashkën Ortodokse.

Mësohet se të dielën 44-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj të bijës 18-vjeçare dhe më pas ndaj bashkëshortes dhe vajzës tjetër, pasi këto të fundit ndërhynë për të ndaluar aktin e dhunës.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *