Arbër Hajdari në Nju Jork për unifikimin dhe koordinimin midis Fundjavë Ndryshe dhe organizatave shqiptaro-amerikane.

Themeluesi dhe drejtuesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari është i ftuar në Nju Jork nga shoqatat shqiptaro-amerikane për të thelluar bashkëpunimin mes organizatave.

Postimi i plotë i Arbër Hajdarit
Faleminderit përzemërsisht për mikpritjen tuaj 🇺🇸🇦🇱

Mbrëmë në New York, një takim i ngrohtë i organizuar nga Shoqata Ulqini, me pjesëmarrjen dhe të shoqatave të tjera të shqiptarëve në Amerikë.
Diskutuam rreth unifikimit dhe koordinimit midis Fundjavë Ndryshe dhe organizatave shqiptaro-amerikane. Për rreth 8 vite tashmë, komuniteti shqiptar që jeton në Amerikë është komuniteti që ka mbështetur më shumë punën tonë në Shqipëri. Kemi diskutuar mbrëmë sesi mund ta cojmë bashkëpunimin tonë në një nivel tjetër. Fundjave Ndryshe ka shprehur gadishmërinë për të qënë pika kyçe në Shqipëri, e të gjithë organizatave apo individëve që duan të realizojnë projekte në Shqipëri. Mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit, në këtë takim emocionues.
Shoqata Kraja, Marko Kepi and Albanian Roots, Shoqata Ana Malit, Shoqata Besi, Shoqata Muriqi, Shoqata Skenderbej, Mr. Mark Gjonaj, Shoqata Rozafa – Shkodra, Votra INC, and Shoqata Malsia Madhe! 🤝
Zoti ju bekoftë të gjithëve 🇦🇱🇺🇸

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com