Amnistia/ Manja: 700 të burgosur lirohen menjëherë, 400 të tjerë ulje dënimi. S’përfitojnë të dënuarit e përjetshëm

“Kjo amnisti ka si qëllim edhe uljen e mbipopullimit në sistem sepse krijohen kushte optimale për trajtimin e pjesës tjetër që do të vazhdojnë dënimin në burgje por do të presin të paraburgosur. Nga kjo amnisti përfitojnë 1100 të dënuar me burgim, nga të cilët 700 do të lirohen menjëherë sapo ligji të hyjë në fuqi, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. 2700 persona në shërbim prove do të jenë përfituesit nga kjo amnisti.

Dua të jem i qartë dhe i drejtpërdrejtë, nga kjo amnisti nuk do tqë përfitojnë personat e dënuar me burgim të përjetshëm, që i shmangen drejtësisë dhe s’përfitojnë as nga amnistia por as ulje dënimi personat e dënuar nga GJKKO.”, tha ministri i Drejtesise, Ulsi Manja./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *