Ambasadori i Izraelit gris kartën e OKB-së: Turp për ju, pranuat Palestinën…!

Ambasadori i Izraelit në OKB, Gilad Erdan, grisi Kartën e Kombeve të Bashkuara, ndërsa kritikoi nga skena e Pallatit të Qelqtë qëndrimin e Asamblesë së Përgjithshme, e cila miratoi një rezolutë për anëtarësimin e plotë të shtetit palestinez në union.

Më pas ai akuzoi Kombet e Bashkuara për shkeljen e Kartës së tyre duke lejuar që shteti palestinez të pranohej si anëtar.

“Ju po e grisni Kartën e OKB-së me duart tuaja. Po, po, kjo është ajo që po bëni. Duke shkatërruar Kartën e OKB-së. Turp për ju”,- tha ambasadori./m.j

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *