Aleancë sigurie kundër NATO? Rusia dhe Kina: Do t’i kundërvihemi hegjemonisë amerikane

Rusia dhe Kina u dakordësuan të thellojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë në Europë dhe Azi, për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara për të imponuar vullnetin e tyre në rajon.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, pas bisedimeve të zhvilluara me homologun e tij në Pekin, të martën. Pekini dhe Moska shpallën një partneritet “pa kufij” në shkurt të vitit 2022, kur Presidenti Vladimir Putin vizitoi Kinën, pak ditë pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Lavrov tha pas takimit me ministrin e Jashtëm kinez, Wang Yi, se Putin dëshironte forcim të sigurisë euro-aziatike dhe se Kina e Rusia kishin rënë dakord të dialogonin edhe me aktorë të tjerë të së njëjtës mendësi, siç u shpreh: “Për një kohë të gjatë ekzistonte një strukturë sigurie euroatlantike në formën e NATO-s, natyrisht, si dhe OSBE-së, por ajo po del nga lista e strukturave me të cilat është e mundur të zhvillohen negociata kuptimplota dhe të biesh dakord për diçka të bazuar në një balancë interesash”.

Agjencitë e lajmeve në Rusi cituan Wangun të thotë se aleanca e NATO-s e drejtuar nuk duhet të shtrijë aktivitetet e saj në Azi-Paqësor e as të promovojë konfrontimin.

Në një konferencë për shtyp pas takimit, shefi i diplomaicisë së Pekinit nuk e përmendi drejtpërdrejtë Amerikën, NATO-n apo luftën në Ukrainë, por tha se dy vendet do t’i kundërvihen së bashku hegjemonizmit dhe monopolit në çështjet globale të disa vendeve. Siç u tha, Pekini dhe Moska do të punojnë së bashku për të anashkaluar sanksionet ndërkombëtare duke përdorur formate të shumta.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *