Pasi Albano ndau rolet e filmit “Përralla nga e Kaluara”, ai mori një tjetër vendim.
Ai ndryshoi përsëri rolet dhe teksa po zhvillonin provat vuri re që Ditea nuk ishte prezente dhe për këtë gjë rolin e saj me atë të Glorias.
Ky vendim i Albanos për ndryshimin e roleve ka mërzitur Ditean:
“Mos të të vij keq, por kam shumë respekt për veten dhe kjo gjëja nuk më duket fare e drejtë. Unë nuk bëj skena siç bëjnë njërzit këtu, ama për mua kjo është super tallje dhe unë me të vërtetë jam shumë e prekur nga kjo gjë.
Të mësojë unë një tekst dhe të më thuhet në rregull nuk do bëhet, nuk ka problem. Ama të filloj unë të lexoj një tekst tjetër se më thuhet që do bëhet ai teksti tjetër dhe prap hajde varja. Kjo është tallje. Kjo për mua realisht është tallje b**** dhe shkelje mbi dinjitetin tim”, tha Ditea.
Pak momente më vonë ajo ka shpërthyer në lot teksa është shprehur se nuk kishte dëshirë që të ishte pjesë e atij filmi.