Akuzat e Braimllarit, Meta citon Stalinin: Gjigandi ka thënë se kur uria politike…

I pyetur nga gazetarët për deklaratat e Endrit Braimllarit, Ilir Meta citoi sot Stalinin para gazetarëve.

Ai i cilësoi akuzat si uri politike.

“Unë do t’ju citoj gjigandin, Stalinin. Këto ndodhin kur shtohet uria politike, por partia jonë është e qartë. Kyç është organizimi. Po ju citoj të madhin Stalinin, por mund t’ju citoj edhe Churchillin se mos thoni pastaj që ishte diktator. Unë jam i lumtur që na u bashkua dje djali i Mentor Xhemalit” – tha Meta.

Një ditë më parë Braimllari tha ndër të tjera se Ilir Meta ka patur dijeni për djegien e mandateve.

/a.r

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *