Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në afërsi të Kukësit ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër person ka mbetur i plagosur rëndë.
Viktimë ka mbetur shtetasi E. M, ndërsa i plagosur S.H Aksidenti i rëndë ka ndodhur në afërsi të qytetit të Kukësit. Kushtet meteorologjike dhe lagështira e madhe në rrugë mendohet të jetë shkaku i aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:50, në autostradën Morinë-Milot, shtetasi E. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurat në rrugë.
Nga aksidenti ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi E. M., banues në Kukës, si dhe është dëmtuar pasagjeri, shtetasi S. H., banues në Kukës, i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.