Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Bulqizës.
Mësohet se nga përplasja mes dy mjeteve ka humbur jetën 25-vjeçari E.Nika.
Ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Bulqizës.
Të plagosurit janë në gjendje të rëndë por nën kujdesin e mjekëve.
Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, teksa pritet ekspertiza nga grupi hetimor i policisë.