Një aksident tragjik raportohet se ndodhi në afërsi të Podgoricës në Malin e Zi, ku kanë humbur jetën babë e bir.
Gazeta “Malësia” bën me dije se aksidenti ka ndodhur pasi automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Moraça.
Viktimë e këtij aksidenti tragjik kanë mbetur Anton Frani Gjelaj, 37-vjeç) me të birin e tij Kristianin, 6-vjeç.
Janë dashur disa orë për forcat e policisë që të bëjnë të mundur nxjerrjen e trupave nga lumi.