Aksident në rrugën Pogradec-Lin, përplaset kalimtarja në vijat e bardha

Makina përplas një këmbësore në vijat e bardha në aksin rrugor Pogradec-Lin pranë fshatit Udënisht. Mësohet se këmbësorja është një grua rreth 60 vjeçe e cila është transportuar në spitalin e Pogradecit me plagë të shumta në trup dhe ende nuk dihet gjendja e saj.

60 vjeçarja ka qenë duke kaluar nga një krah i rrugës në tjetrin kur mjeti e ka përplasur. Policia mbërriti në vendngjarje, ndërkohë që pak metra më tutje janë përplasur dy mjete të tjera por pa të lënduar.

Dyshimet e para për të dyja aksidentet është shpejtësia dhe lagështia ne rrugë si pasojë e reshjeve të shiut.

/a.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *